Telegrafi

Crouch: Janari do të vendosë sezonin e Tottenhamit

Spurs kanë pesë takime brenda 14 ditësh, përfshirë takimin derbi kundër rivalit për pozitën e katërt, Liverpoolit.

“Është një varg i rëndësishëm i ndeshjeve. Nuk ka ndeshje të lehta, por ka ndeshje në shtëpi nga të cilat mund të nxjerrim maksimumin e pikëve dhe vërtetë ta ngremë veten në ligë”.

“Manchester City fitoi bindshëm (4-1 kundër Blackburn) dhe duken shumë të fuqishëm tash, Liverpooli gjithmonë do të jetë aty, po ashtu edhe Villa, andaj duhet të bëjmë presion në këta ekipe. Nëse vazhdojmë të fitojmë, do të jemi në pozitën e duhur në fund të sezonit”, ka thënë Crouch./Telegrafi/