Telegrafi

Crouch i ngazëllyer pas fitores ndaj Cityt

Crouch gjithmonë ka besuar se Tottenham ka qenë i aftë ta thyejë dominimin e Chelseat, Manchester United, Arsenalit dhe Liverpoolit në top katërsh në sezonet e fundit.

“E kam ditur se kemi një ekip fantastik dhe një ekip që ishte në gjendje të bëjë gjithçka. Por top katërshi ka qenë top katërsh për aq shumë vite, pasi ata kanë qenë më të qëndrueshëm”.

“Për një klub si ne, të depërtosh në top katërsh është një arritje fantastike. Është mbase një prej mbrëmjeve më të mira që kam shijuar”, ka thënë Crouch. /Telegrafi/