Telegrafi

Crotone 0-2 Juventus: Notat e lojtarëve

Juventusi regjistroi fitore komode përballë Crotones në ndeshjen që e dominoi, mirëpo një periudhë të gjatë të lojës bardhezinjtë ishin të frustruar para portës kundërshtare.

Tomas Rincon është vlerësuar me notën më të lartë në këtë sfidë (8.2), ndërsa Gonzalo Higuan është pas tij (8.0).

Paulo Dybala (7.8) dhe Mario Mandzukic (7.7) gjenden pas tyre në renditjen e lojtarëve me notat më të larta.

Te skuadra nikoqire më i vlerësuari ishte portieri Cordaz (7.5). Përkundër se pranoi dy gola, ai nuk e lejoi ekipin e tij që të ndëshkohej më shumë.

Vlerësimi i plotë i lojtarëve:

Notat e lojtarëve të Crotones

 

Notat e lojtarëve të Juventusit

/Telegrafi/