Me një histori të jashtëzakonshme suksesi, duke u krijuar si Crossover i parë i Renault në vitin 2013, sot Captur është një prej veturave më të dashura në të gjithë Evropën.
Kjo vlen edhe për Kosovë, ku Qendra e Automjeteve të Kosovës (QAK) ka bërë të ditur se sa i përket veturave të reja, Renault Captur është më e dashura në Kosovë sepse shitet më shumë sesa secili model i veturave tjera.
Renault Captur 2020 veçse gjendet në Kosovë tek distributori i autorizuar Auto Mita dhe mund ta blini – madje duke zgjedhur sipas motorit që e dëshironi apo sipas ngjyrave në eksterier e enterier.
Renault Captur 2020 vjen me avancime të jashtëzakonshme në eksterier, duke e kombinuar teknologjinë më moderne me rehatinë e jashtëzakonshme të karrigeve.
Versioni 2020 ka më shumë hapësirë sesa parapraku, vjen me një shumëllojshmëri ngjyrash, e shumëçka tjetër!
Nëse edhe ju jeni adhurues i veturës më të dashur në Kosovë, atëherë vizitoni showroom-in e Auto Mitës për t’u njoftuar më afër me këtë veturë, me çmimin e çfarëdo që keni nevojë!