Site icon Telegrafi

CrossFit me trajner Egzon Shkolollin, organizon ushtrime falas për personat me aftësi të kufizuara

CrossFit është disiplinë e fitnesit me intensitet të lartë që i inkorporon elementet e sporteve të ndryshme dhe llojet e ndryshme të ushtrimeve fizike.

Trajneri nga Peja, Egzon Shkololli, është ai që tash e sa vite merret me ushtrimin e kësaj disipline.

Së fundi, trajneri ka bërë një gjest që vlen të duartrokitet pasi ka vendosur që të hap qendrën e tij edhe për personat e prekur nga Down Sindroma.

“Illyrian CrossFit” u ka bërë ftuar të gjithë prindërve t’i sjellin fëmijët e tyre që të bashkohen në grupin e veçantë, çdo të martë dhe të enjte, nga ora 14:00 të vijnë të ushtrohen dhe argëtohen.

Palestra e Egzonit ndodhet në qytetin e Pejës, përkatësisht “CrossFit Illyrian”. /Telegrafi/

Exit mobile version