Site icon Telegrafi

Cristiano Ronaldo nuk do të shkëmbejë asnjëherë fanellën me asnjë lojtar të Romës

Cristiano Ronaldo nuk është shumë i pëlqyer nga lojtarët e Romës, sidomos nga koha kur ishte pjesë e Manchester Unitedit.

Ylli portugez ka marrë një vendim vite më parë se ai nuk do të shkëmbejë asnjëherë fanellë me lojtarët e Giallorossëve.

35-vjeçari që aktualisht luan te Juventusi, ka zbuluar se për se kishte marrë këtë vendim, për të cilin nuk do të pendohet asnjëherë.

Lexo po ashtu Ronaldo një 'bishë' e vërtetë: I bën 142 ushtrime barku për vetëm 45 sekonda

United ishte përballur me Romën në Ligën e Kampionëve në vitin 2007, derisa  anglezët po e fitonin ndeshjen e dytë 7-1, në përgjithësi 8-3.

“Kur ishte 6-0, një lojtar i Romës më është lutur që t’i ndalja driblimet”, kishte zbuluar Ronaldo në dhjetor të vitit 2018.

“Të tjerët më kërcënuan se do më lëndonin”.

Lexo po ashtu Cristiano Ronaldo e krijoi sfidën për ushtrimet e barkut - Bruno Fernandes i përgjigjet, mirëpo mbetet larg CR7

“Roma? Nuk ka asnjë lojtar në skuadrën e tyre me të cilin do të shkëmbeja fanellat”, ka thënë më tej portugezi.

Ronaldo po kalon nëpër një formë të mirë në këtë sezon te Zonja e Vjetër, duke shënuar 21 gola në 22 ndeshje të zhvilluara. /Telegrafi/

Exit mobile version