Telegrafi

Cristiano Ronaldos nuk i kalon lehtë inati: Ylli i Portugalisë po e shihte me nervozizëm Diogo Jotan në tunel mes pjesëve

Cristiano Ronaldo ka bërë historinë të martën duke shënuar dy gola dhe duke thyer rekordin me më shumë gola në historinë e finaleve të Kampionatit Evropian.

Legjenda portugeze, është paraqitur në kampionatin e pestë evropian, ndërsa ka kaluar numrin e nëntë golave ​​të shënuar nga Michel Platini.

Ronaldo shënoi golat e tij të 10-të dhe 11-të, pasi së bashku me francezin kishin nga nëntë të tillë.

Lexo po ashtu Portugalia e nis me fitore të thellë ndaj Hungarisë - vazhdon sundimi i Cristiano Ronaldos

36-vjeçari aktualisht është golashënuesi kryesor në Euro 2020 së bashku me Romelu Lukaku dhe Patrick Schick me nga dy gola.

Sidoqoftë, Ronaldo do të ndiejë se ai do të duhej të ishte larguar nga ‘Puskas Arena’ në Budapest me topin e ndeshjes.

Kjo pasi ai kishte një rast të mirë në minutën e 43-të për të shënuar, por topi shkoi mbi portë.

Më herët në pjesën e parë, Diogo Jota nuk ia pasoi topin Ronaldos, në fillimin e ndeshje, edhe pse ky i fundit ishte i vetëm, me lojtarin e Liverpoolit që zgjodhi të gjuante.

Cristiano Ronaldo ishte zemëruar me Diogo Jota dhe kjo u vërejt edhe në tunel.

Në tunel shihet Ronaldon që e sheh me nervozizëm Jotan dhe pastaj duke tund kokën.

Ronaldo e mbylli takimin me dy gola dhe një fitore të madhe ndaj Hungarisë, që i mban lider në grupin e tyre. /Telegrafi/

Luani dhe fitoni shpërblime këtu >

Më shumë lajme nga kampionati Euro 2020 >