Telegrafi

Cristiano Ronaldo zbulon se boksi është vetëm sporti i tij i tretë i preferuar

Cristiano Ronaldo ka zbuluar se boksi është vetëm sporti i tretë i preferuar i tij.

Ylli 38 vjeçar është një nga emrat më të mëdhenj dhe më ikonë të futbollit.

Por, të shtunën mbrëma ai u pa në shfaqjen spektakolare të “Day of Reckoning” që u mbajt në Riad të Arabisë Saudite.

Lexo po ashtu U pa në siklet disa herë nga afërsia e McGregor, vjen reagimi nga Ronaldo

Dhe ndërsa ishte ulur afër ringut, ai u pyet nga një zyrtar i Queensberry Promotions nëse boksi ishte sporti i tij i dytë i preferuar.

Si përgjigje, ai thjesht tha: “I treti!”.

Komentet e kaluara nga legjenda portugeze sugjerojnë se sporti i tij i dytë i preferuar është në fakt shumë i ngjashëm me boksin.

Ronaldo më parë sugjeroi se MMA dhe UFC ishin të larta në listën e tij të sporteve për t’u ulur dhe për t’i shikuar në televizor kur ka kohë të lirë.

Lexo po ashtu “Ai ka nënshkruar për Arsenalin” – promotori i boksit ngacmon Ronaldon në eventin "Day of Reckoning"

Duke folur në vitin 2020, ai tha: “Të luash futboll është pasioni im, por preferoj të shikoj sporte të tjera në TV”.

“Midis shikimit të një ndeshje futbolli ose një lufte boksi apo UFC, unë zgjedh UFC-në”.

Ai gjithashtu zbuloi se është marrë me boks për stërvitjen e tij, duke besuar se është e dobishme për të relaksuar shqisat e tij. /Telegrafi/