Cristiano Ronaldo ka zbuluar se boksi është vetëm sporti i tretë i preferuar i tij.
Ylli 38 vjeçar është një nga emrat më të mëdhenj dhe më ikonë të futbollit.
Por, të shtunën mbrëma ai u pa në shfaqjen spektakolare të “Day of Reckoning” që u mbajt në Riad të Arabisë Saudite.
Dhe ndërsa ishte ulur afër ringut, ai u pyet nga një zyrtar i Queensberry Promotions nëse boksi ishte sporti i tij i dytë i preferuar.
Si përgjigje, ai thjesht tha: “I treti!”.
Komentet e kaluara nga legjenda portugeze sugjerojnë se sporti i tij i dytë i preferuar është në fakt shumë i ngjashëm me boksin.
Ronaldo më parë sugjeroi se MMA dhe UFC ishin të larta në listën e tij të sporteve për t’u ulur dhe për t’i shikuar në televizor kur ka kohë të lirë.
Duke folur në vitin 2020, ai tha: “Të luash futboll është pasioni im, por preferoj të shikoj sporte të tjera në TV”.
“Midis shikimit të një ndeshje futbolli ose një lufte boksi apo UFC, unë zgjedh UFC-në”.
Ai gjithashtu zbuloi se është marrë me boks për stërvitjen e tij, duke besuar se është e dobishme për të relaksuar shqisat e tij. /Telegrafi/