Juventusi do të fitojë 340 milionë euro gjatë qëndrimit katërvjeçar të Cristiano Ronaldos.
KPMG ka lëshuar një raport ku thuhet se kampionët italian do të fitojnë drejtpërdrejt 85 milion euro në vit nga transferi, ose 340 milionë euro gjatë periudhës katërvjeçare së kontratës, por parashikon që bardhezinjtë nuk do të shohin ndikim të pozitiv nga blerja e Ronaldos gjatë vitit 2018-19.
KPMG vlerëson se të ardhurat nga shitja e biletave do të arrijnë në mes të 55-70 milionë eurove, ndërsa të ardhurat totale nga shpërndarjet e transmetimeve televizive në nivelin kombëtar dhe ndërkombëtar do të arrijnë 190-255 milionë euro.
Por raportet përfundojnë se mundësia reale për rritje do të vijë nga sponsorizimi dhe shitja e fanellave, në të cilën KPMG i kërkon Juventusit të përfitojë, me qëllim që pjesërisht të plotësojë boshllëkun me me gjigantët evropian në aspektin e të ardhurave komerciale gjatë dy apo tre sezoneve të ardhshme.
Raporti parashikon të ardhurat komerciale të Juventusit do të rriten 195-220 milionë brenda dy deri në tre vjet.
Theksojmë se 33-vjeçari u shit nga Real Madridi javë më parë për shumën e 105 milionë eurove.
Është raportuar se brenda një jave Juventusi ka shitur mbi 520 mijë fanella të CR7, të cilat kapin shifrat e një fitimi prej 53 milionë eurove.
Ndryshe, KPMG është një kompani profesionale e shërbimeve ekonomike dhe një nga gjigantët për auditorë, së bashku me Deloitte, Ernst & Young, dhe PricewaterhouseCoopers. /Telegrafi/