Kanë kaluar 16 vjet që nga hera e fundit që sulmuesi i Juventusit, Cristiano Ronaldo nuk arriti të shënonte në fazat e eliminimit direkt të Ligës së Kampionëve.
Në vitin 2005, 20-vjeçari i atëhershëm nuk shënoi në fazat e nokautit për Manchester Unitedin, i cili u eliminuan nga Milani.
Që atëherë, 36-vjeçari nuk ishte eliminuar kurrë nga Liga e Kampionëve pa shënuar të paktën një gol në fazën e 16-të, deri mbrëmjen e kaluar.
Ishte Federico Chiesa ai që shënoi tre gola në të dy ndeshjet, ndërsa ylli portugez nuk e bindi.
It’s been 16 years since the last time #Juventus forward Cristiano Ronaldo failed to score in the knockout stages of the #ChampionsLeague. https://t.co/PvevhLP6RS#UCL #JuventusPorto #JuvePorto pic.twitter.com/MBQyrBeVWw
— Football Italia (@footballitalia) March 10, 2021
Ai ishte gjithashtu fajtor tek goli i shënuar nga Sergio Oliveira nga një goditje e lirë, pasi ia ktheu shpinën topit dhe kërceu pas goditjes.
Që kur Ronaldo arriti në Juventus, ai kishte shënuar pesë herë në fazat e eliminimit, me tre gola kundër Atletico Madridit dhe dy kundër Ajaxit në sezonin 2018-19, para se të shënonte dy kundër Lyonit në sezonin e kaluar. /Telegrafi/