Cristiano Ronaldo nuk do të luajë kundër Las Palmas.
Sulmuesi do të pushojë në sfidën e radhës në kuadër të ligës elitare spanjolle, duke menduar për ndeshjen e Ligës së Kampionëve kundër Juventusit.
As fakti se ka hyrë në luftë për Pichichin (është vetëm tre gola prej Lionel Messit) nuk ka bërë ndryshime në objektivat e portugezëve, i cili tashmë ka pushuar në sidat edhe kundër Leganesit dhe Espanyolit (në LaLiga) dhe në gjashtë ndeshjet e Kupës.
Madridi humbet një futbollist që është në gjendje të mirë shëndetësore dhe në gjashtë takimit e fundit ka shënuar 14 gola, katër prej tyre në ndeshjen e fundit kundër Gironas.
Në fazën e sulmit të madrilenëve pritet të luajnë Karim Benzema dhe Gareth Bale, por nuk përjashtohet mundësia edhe të Lucas Vazquezit.
Futbollisti portugez, i cili sot ka ushtruar normalisht me skuadrën, vjen pas ndeshjet miqësore me kombëtaren e Portugalisë.
Ndryshe, takimi mes dyja skuadrave të lartcekura do të zhvillohet ditën e shtune me fillim në ora 18:30. /Telegrafi/