Site icon Telegrafi

Cristiano Ronaldo do të luajë në finalet e Ligës së Kombeve

Cristiano Ronaldo . (Photo by Francois Nel/Getty Images)

Cristiano Ronaldo do të luajë për Portugalinë në finalen e Ligës së Kombeve të qershorit, ka thënë menaxheri Fernando Santos.

Sulmuesi i Juventusit ka humbur gjashtë ndeshje me kombëtaren pas Kupës së Botës, duke përfshirë kampanjën kualifikuese të Ligës së Kombeve, përpara se të kthehej për kualifikuesit e marsit të Euro 2020.

Portugalia luan ndaj Zvicrës në gjysmëfinale më 5 qershor, ndrysa nëse fton do të përballet me fituesin e përballjes Angli-Holandën.

Cristiano Ronaldo . (Photo by Julian Finney/Getty Images)

“Ai ka një vlerësim dhe pasion për vendin e tij”, ka thënë Santos.

Santos do të emërojë skuadrën e tij për finalen më 23 maj dhe tha se golashënuesi më i mirë i Portugalisë, Ronaldo do të jetë në listë.

Ronaldo . (Photo by Alex Livesey/Getty Images)

“Mungesa e tij në fazat kualifikuese u shpjegua shumë mirë dhe ishte një vendim krejtësisht i ligjshëm dhe i kuptueshëm, ai na shpjegoi mirë, e kuptuam se mënyra më e mirë ishte, që ai të mungojë në atë kohë”, deklaroi Santos.

Finalja zhvillohet më 9 qershor në Porto./Telegrafi/

Exit mobile version