Ylli i sporteve luftarake, Francis Ngannou dhe Cristiano Ronaldo u takuan me njëri-tjetrin në Riad dhe me sa duket kaluan pak kohë cilësore.
Cristiano aktualisht ka nënshkruar kontratë me klubin e futbollit të Arabisë Saudite, Al-Nassr, e cila thuhet se është marrëveshja më fitimprurëse ndonjëherë në historinë e futbollit.
Ylli portugez ka shfaqur një paraqitje të mrekullueshme në ndeshjen e tij debutuese në një miqësore kundër PSG, shkruan Inside Sport.
Si Cristiano ashtu edhe Francis, të dy publikuan fotografi nga takimi i tyre me njëri-tjetrin në rrjetet sociale dhe morën reagime nga fansat e futbollit dhe MMA.
Mes të tjerash, vëmendje të madhe morën thonjtë e futbollistit portugez, të cilët nga fotografia dukej sikur ishin lyer me të zezë.
Imazhet në fjalë janë shpërndarë me të madhe në Twitter, me shumë prej fansave që kanë pyetur njëri-tjetrin nëse Ronaldo ka realizuar vërtetë pedikyr apo jo?
“Kënaqësi të takohesha me kampionin botëror, Francis Ngannou”, shkroi Cristiano në mbishkrimin e fotografisë së publikuar në Instagram.
Ndërkohë, edhe kampioni i MMA pati fjalë të mëdha nga takimi me portugezin, të cilin nuk hezitoi që përmes emojit të dhisë ta etiketonte atë me epitetin “The G.O.A.T.” – e cila përkthehet si “The Greatest of all time (Më i miri i të gjitha kohërave)”.
“Biseda e shkëlqyer me më të mirin e të gjitha kohërave në Riad sot. Shumë frymëzues”, ishin fjalët e Ngannout pas takimit me Ronaldon. /Telegrafi/