Qeverisja regjionale në ishujt Madeira të Portugalisë është duke pasur probleme në riemërimin e Aeroportit Funchal me emrin “Cristiano Ronaldo”.
Autoritet lokale kanë dashur që ta emërojnë aeroportin sipas superyllit të Real Madridit, pa u konsultuar me qytetarët. Mirëpo, kjo është shndërruar në skandal.
Ankesat kanë arritur deri në Kuvendin e Republikës duke e detyruar qeverinë që të kërkojë raporte legale rreth kësaj çështjeje.
Kjo nuk është hera e parë që qytetarët e Madeiras janë ngritur ndaj “gjithpranisë” së Cristiano Ronaldos në jetën e tyre publike.
Tashmë ata kanë një statujë bronzi të gjatë tri metra të futbollistit më të mirë portugez.
Qeverisja rajonale e Madeiras ka dashur që ta shfrytëzojë pauzën e ardhshme për ndeshjet ndërkombëtare, në mënyrë që Ronaldo të ishte i pranishëm në riemërimin e aeroportit. Mirëpo, tash për tash planet janë pezulluar. /Telegrafi/