Site icon Telegrafi

Cristiano Ronaldo i shikon nga banka se si yjet e K-League e kopjojnë festimin e tij ‘SIU’

Yjet e kampionatit korean që njihet si K-League kanë luajtur sot përballë Juventusit në një ndeshje që u mbyll 3-3.  

Cristiano Ronaldo ishte në stol pasi Maurizio Sarri i dha pushim yllit që luajti 90 minuta të plotë kundër Interit të mërkurën.

Ndeshja u mbyll 3-3 me golat e Osmar, Cesinha dhe Adam Taggart për ekipin  yjeve nga Korea.

Por goli i dytë i Cesinhas, doli të jetë më interesanti sa i përket festës.

Braziliani fitoi shokët e ekipit pas golit që të festojnë si Ronaldo, duke bërë pastaj me gisht drejt tij.

https://twitter.com/_FedeNerazzurra/status/1154743818060623872

Kamera u kthyen nga legjenda portugeze që nuk ishte edhe aq i impresionuar.

Tifozët gjatë gjithë ndeshjes thirrën emrin e tij, por që Sarri nuk ia dha asnjë minutë lojë, duke i bërë të dëshpëruar. /Telegrafi/

Exit mobile version