Site icon Telegrafi

Cristiano Ronaldo shënoi ‘gol fantazmë’ ndaj Al Ahli, portieri nuk mundi të shihte asgjë

Sulmuesi portugez, Cristiano Ronaldo shënoi një ‘gol fantazmë’ të çmendur për të kaluar Al Nassr në epërsi ndaj Al Ahli në ndeshjen e së premtes mbrëma.

Al Nassr hyri në takimin e tyre të së premtes në mbrëmje me shpresën për të fituar terren në garën për titull në Superligën e Arabisë Saudite kundër Al Ahli, i cili mburret me një skuadër yjesh si Riyad Mahrez, Roberto Firmino dhe Allan Saint-Maximin.

Dhe ndërsa skuadra e Luis Castros nisi ndeshjen duke ardhur nga fitoret në katër ndeshjet e fundit të ligës, Al Ahli kishte marrë pesë fitore në gjashtë përballje të Superlihës së Arabisë Saudite këtë sezon.

Por ishte Al Nassr dhe Ronaldo – ata që shënuan golin e parë, në atë që mund të rezultojë të jetë më i çuditshmi nga mbi 800 golat që superylli portugez ka shënuar në karrierën e tij historike.

 

Sadio Mane shfrytëzoi një gabim në mbrojtjen e Al Ahlit dhe asistoi Ronaldon, i cili vrapoi drejt portës së Edouard Mendy, e cila nga përdorimi i mjeteve piroteknike në stadium ishte e tillë që portieri dhe porta u përfshinë plotësisht nga shtresat e tymit të verdhë.

Pesë herë fituesi i Topit të Artë e kaloi topin drejt vendit ku supozoi se do të ishte goli përpara se të largohej në festë. /Telegrafi/

 

Exit mobile version