Site icon Telegrafi

Cristiano Ronaldo pranon çmimin ‘Këmba e Artë’

Sulmuesi i Juventusit, Cristiano Ronaldo ka marrë sot (e diel) çmimin “Golden Foot” apo “Këmba e Artë” të fituar para disa javësh.  

Ronaldo u shpall fitues i ‘Këmbës së Artë’ më 1 dhjetor, por mori vetëm sot çmimin në Principatën e Monakos.

Sipas rregullores, një lojtar mund të marrë çmimin ‘Këmba e Artë’ vetëm një herë në karrierën e tij.

Lexo po ashtu Ronaldo fiton çmimin prestigjioz ‘Këmba e Artë’

Ylli portugez e mori çmimin pas dyerve të mbyllura, për shkak të urgjencës shëndetësore të shkaktuar nga pandemia e coronavirusit.

Sulmuesi la gjurmët e tij, të cilat do të ekspozohen në ikonën “Shëtitorja e Kampionëve” në Monte Carlo.

“Marrja e këtij çmimi është një nder, unë jam i lumtur që gjurmët e mia do të jenë afër atyre të kampionëve të tjerë të mëdhenj dhe falënderoj të gjithë publikun që më votoi”.

“Unë gjithmonë do të bëj çmos për të luajtur mirë dhe për të shënuar gola”, ka thënë Ronaldo pasi ka pranuar çmimin prestigjioz. /Telegrafi/

Exit mobile version