Telegrafi

Cristiano Ronaldo i pranishëm për duelin mes Jake Paul dhe Tommy Fury

Jake Paul dhe Tommy Fury për pak minuta do të ngjiten në ring për përballjen që ka shumë kohë që fansat po e presin.

Youtuberi dhe vëllai i Tyson Furyt bënë matjet zyrtare të shtunën pasdite, duke konfirmuar se është gjithçka në rregull që lufta mes tyre të shkojë përpara.

Derisa dyshja po bëhen gati për t’u përballur me njëri-tjetrin, në palestrën ku do të zhvillohet meçi i pranishëm është edhe Cristiano Ronaldo.

Lexo po ashtu Rrjedh skenari i meçit mes Jake Paul dhe Tommy Furyt pak orë para ngjarjes - cilësohet si duel i manipuluar

Ylli i Al Nassr ditën e djeshme shënoi hat-trickun e tij të dytë, ndërsa për të parë këtë ballafaqim është ftuar nga Paul.

Sulmuesi 38-vjeçar është kapur nga kamerat, derisa qëndron i ulur në pjesën lartë të palestrës, ndërsa pret që ky duel të fillojë. /Telegrafi/