Site icon Telegrafi

Cristiano Ronaldo pozon me pizhamet në vlerë 1900 euro, komentuesit e përqeshin duke e krahasuar me veshjet e gjysheve

Cristiano Ronaldo u komentua së fundmi për pozën e tij të fundit me pizhamet e tij të markës “Louis Vuitton” ndërsa ishte në jahtin e tij luksoz.

Futbollisti i Juventusit tregoi dashurinë e tij për rrobat në fillim të këtij viti pasi tronditi u shfaq me një veshje mëndafshi në vlerë prej 2,000 funtesh (2100 euro).

Megjithatë duket se 35-vjeçari ishte më pak i entuziazmuar nga blerja e tij e fundit gjatë natës, ndërsa ishte relaksuar në jahtin e tij në vlerë prej 5.5 milionë funtesh (gjashtë milionë euro).

Foto: Cristiano Ronaldo/Instagram

Këmisha e tij e natës kushton rreth 955 funte (1000 euro), ndërsa të poshtmet 855 funte (935 euro).

Një faqe në Twitter, e quajtur Paddy Power shkroi me shaka: “Ronaldo dukej si një burrë, gjyshja e të cilit ka këmbëngulur ta bëjë një fotografi me pizhamet e tij të reja që sapo e ka blerë për ditëlindjen e tij”.

Dhe një fans tjetër tha: “Betohem që mamaja ime e vesh këtë kur ajo fle”.

Portugezi ka bërë një pushim të gjatë veror me Georgina Rodriguez dhe fëmijët e tyre, duke udhëtuar nëpër vendet luksoze me jahtin e tyre. /Telegrafi/

Exit mobile version