Site icon Telegrafi

Cristiano Ronaldo përdorë tani edhe pajisje të ragbit për të rritur edhe më shumë shpejtësinë e tij

Cristiano Ronaldo është i njohur tashmë që asnjëherë nuk është i kënaqur me aftësitë që posedon, pasi tenton të përmirësohet gjithnjë e më shumë.

Ylli portugez numëron shumë trofe gjatë karrierës së tij, derisa ka fituar pesë Topa të Artë në aspektin individual.

Lojtari 35-vjeçar asnjëherë nuk i ndalon stërvitjet dhe derisa shumë lojtarë zhvillonin lojëra online gjatë karantinës, ai shihej duke stërvitur.

Tani, Ronaldo është parë duke përdorur edhe pajisje të ragbit në mënyrë që të rritë shpejtësinë e tij edhe më shumë.

Juventusi do të jetë këtë të premte nikoqir i Milanit në Kupën e Italisë, derisa ndeshja e parë në San Siro kishte përfunduar 1-1.

Zonja e Vjetër do të tentojë të kalojë në finalen e trofeut të dytë më të madh në Itali që zhvillohet më 17 qershor.

Në rast se kalojnë në finale, torinezët do të presin fituesin e duelit Napoli – Inter, gjersa napolitanët e kishin fituar përballjen e parë 1-0.

Ronaldo po përgatitet për këtë takim mjaftë të rëndësishme, ndërsa Serie A do të rikthehet më 20 qershor. /Telegrafi/

Exit mobile version