Cristiano Ronaldo së fundi u transferua në Juventus, ku për katër vjet do të paguhet 120 milionë euro.
Por, për portugezin nuk janë të ardhurat e vetme pasi që fiton edhe nga reklamat edhe rrjetet sociale.
Ai është lojtari më i paguar në botë për publikimin e një videoja apo fotografie në llogarinë personale në Instagram.
Në fakt, 33-vjeçari për një imazh të sjell në rrjetin social të lartcekur arkëton mbi 641 mijë euro, e cila gjë e bënë më të paguarin në planetin tokë.
Në këtë formë ‘muskulozi’ ka lënë pas disa prej yjeve botërore, të tillë, si Neymar, Lionel Mesi dhe David Beckham.
Braziliani arkëton mbi 514 mijë euro, argjentinasi fiton 428 mijë euro gjersa edhe pse i pensionuar prej futbollit, britanikut i takojnë mbi 256 mijë euro.
Ndryshe, modelja Kylie Jenner është personaliteti më i paguar në botë me 856 mijë euro ndërsa këngëtarja Selena Gomez zë vendin e dytë me 682 mijë euro. /Telegrafi/