Cristiano Ronaldo, do të bëhet figura qendrore në një libër komik për fëmijë, në të cilin përshkruhet si një superhero.
Në një plan për të promovuar shkrim-leximin midis fëmijëve, si dhe për të inkurajuar përzierjen e kulturave të ndryshme, Ronaldo do të jetë roli kryesor i “Striker Force 7” i cili do të publikohet në Spanjë nga Destino të martën, 4 shkurt (sot).
Libri komik, do të shndërrohet në një seri të shkurtër të animuar.
Check out the preview! 😀 #SF7 #CR7 #FCBD https://t.co/95mwFm5oPC
— Striker Force 7 (@StrikerForce7) May 4, 2019
Ai e largon Ronaldon nga fusha e futbollit dhe e bën atë një superhero që punon për agjencinë ndërkombëtare “Striker Force 7”, me shpresën për të mbajtur paqen në të gjithë botën.
Seria e animuar do të prodhohet nga Graphic India Studio dhe VMS Communications. /Telegrafi/