Më 11 qershor të vitit 2009 u bë zyrtare: Real Madrid kreu blerjen më të shtrenjtë të një lojtari duke e transferuar Cristiano Ronaldon për 96 milionë euro.
Një operacion i pashembullt në të cilin portugezi u bë transferimi më i shtrenjtë në historinë e futbollit dhe, si rrjedhim, më i shtrenjtë i Real Madridit.
Fakti është se nëntë vjet më vonë, portugezi ende mbetet blerja më e shtrenjtë në histori të klubit spanjoll.
As Gareth Bale (91), as Zinedine Zidane (75.1), 17 vjet më parë, as James (75), nuk kushtuan më shumë se portugezi.
Harxhimet, nga ana tjetër, tashmë janë amortizuar. Në nivelin ekonomik, paratë që janë gjeneruar në shitjet e fanellave dhe reklamat e CR7, tashmë janë rikthyer me më shumë se sa shuma që është dashur të ndahen për Manchester Unitedin.
Por tani është bërë edhe shitja më e shtrenjtë e nën presidencën e Florentino Perezit. 16 milionë më shumë se blerja e supozuar ka paguar Juventusi për të marrë shërbimet e Cristianos.
Është raportuar se italianët kanë paguar 105 milionë euro për lojtarin si dhe shtatë të tjera në formë të bonuseve
Juventusi tashmë ka transferin e katërt më të shtrenjtë në botë pas Neymarit (222), Mbappes (180) dhe Coutinhos (140). /Telegrafi/