Cristiano Ronaldo është një nga disa të zgjedhurit në botë që zotëron orën më të shtrenjtë të markës “Rolex” në histori.
Superylli i Juventusit u shfaq në “Dubai Globe Soccer Awards” përsëri në janar me orën Master Ice Rolex GMT në dorë.
Vlera e kësaj ore mendohet të jetë rreth 371,000 funte (afro 410 mijë euro) dhe është e ndërtuar nga ari i bardhë 18 karat, shkruan SportBible.
Përveç kësaj, 30 karatë diamante të bardha janë gjithashtu të përfshira në të gjithë mbështjellësin e saj.
Vetëm një numër i zgjedhur i klientëve zotëron orën e cila përshkruhet si “Një shkrirje e përsosur e luksit ekstravagant dhe inovacionit teknologjik” nga Bob’s Watches.
Është zbuluar në fillim të këtij muaji nga mediumi britanik The Sun që Ronaldo u bë miliarderi i parë i futbollit ndonjëherë në vitin 2020.
35-vjeçari, i cili u emërua futbollisti më i paguar në planet këtë vit, sipas “Forbes”, është gjithashtu atleti me të ardhura më të larta pasi fitoi gati 1.9 milion funte (afro dy milionë euro) vetëm përmes Instagramit.
Me një total prej 429.3 milionë ndjekës në të gjitha platformat e rrjeteve sociale, si dhe pagën dhe shpërblimin e tij vjetor prej 65 milionë dollarësh (afro 57.7 milionë euro) në klubin aktual Juventus, Ronaldo mbetet një nga atletët më të paguar në sport.
Ronaldo arriti në shifrën e fitimeve prej 105 milionë dollarësh (afro 93.2 milionë euro) në përgjithësi për vitin 2020, që përfshijnë 45 milionë dollarë (afro 39.9 milionë euro) nga markat: “Nike”, “Altice”, “Herbalife” dhe marka e tij “CR7”, dhe arriti të fitojë një milion dollarë më shumë sesa rivali i tij Messi.
Sidoqoftë, Ronaldo ka marrë komente jo të mira që nga rifillimi i futbollit pas paraqitjeve të dobëta në Coppa Italia. /Telegrafi/