Futbollisti portugez, Cristiano Ronaldo, është një nga personazhet më të ndjekur në rrjetet sociale.
Ai vetëm në rrjetin e popullarizuar, Instagram numëron 210 milionë ndjekës, për të cilët nuk heziton të ndajë imazhe dhe video të ndryshme.
Ylli i Juventusit njëherësh një kujdes të veçantë i kushton edhe fizikut të tij, ndërsa angazhohet maksimalisht si në palestër ashtu edhe në stërvitje.
Meqë këto ditë pandemia e coronavirusit ia ka pamundësuar ushtrimet në palestër, i njëjti po vazhdon të jetë tejet aktiv edhe në shtëpi.
Gjatë ditës së sotme, 34-vjeçari ka publikuar një fotografi atraktive nga një kënd i shtëpisë së tij luksoze, ku shfaqet në top formë.
“Merrni frymë, lëshoni frymë. Qëndroni aktiv. Qëndroni në shtëpi shpëtoni jetë”, ka shkruar ai.
Këtë kohë, Cristiano është duke e kaluar më shumë pranë të dashurës së tij, Georginas e po ashtu edhe katër fëmijëve: Cristiano Ronaldo Jr., Alana Martina dos Santos Aveiro, Eva Maria Dos Santos, Mateo Ronaldo. /Telegrafi/