Telegrafi

Cristiano Ronaldo kalon në epërsi Juventusin ndaj Napolit në Superkupën e Italisë

Juventusi është në epërsi përballë Napolit me rezultat 1-0 në kuadër të Superkupës së Italisë.

Ndeshja që po zhvillohet në “Mapei Stadium”, po del të jetë e qetë me aksione të menduara gjatë nga të dy ekipet.

Juventusi ka kaluar në epërsi në pjesën e dytë pikërisht në minutën e 64-të.

 

Ishte Critiano Ronaldo që shënoi nga afërsia për 1-0. /Telegrafi/