Site icon Telegrafi

Cristiano Ronaldo ka punë të papërfunduar dhe një rekord të padëshiruar në Kupën e Botës

Cristiano Ronaldo erdhi në Kupën e Botës “Katar 2022” në moshën 37-vjeçare dhe me katër turne të tillë tashmë në brezin e tij, por ai ka ende shumë punë të papërfunduara në këtë nivel.

Ylli portugez nuk ka shënuar kurrë gol pas fazës së grupeve në një Kupë të Botës dhe ai do të jetë i etur për të korrigjuar “thembrën të Akilit” të martën.

Vendi i tij përballet me Zvicrën në ndeshjen e dytë të ditës, dhe të dyja skuadrat tashmë do ta dinë nëse do të përballen me Spanjën apo Marokun në çerekfinale nëse fitojnë.

Rekordi i Ronaldos në raundin e eliminimit direkt

Do të jetë hera e katërt që Ronaldo shfaqet në fazën e 1/8-tës të Kupës së Botës, por ai nuk e ka gjetur kurrë rrjetën në përpjekjet e tij të mëparshme. Në fakt, ai kurrë nuk ka shënuar gol në një ndeshje me eliminim të Kupës së Botës.

Në Kupën e tij të parë të Botës, më 2006, Portugalia eliminoi Holandën falë një goli të Maniche të asistuar nga Pauleta. Ronaldo nga ana e tij u largua nga loja pas vetëm gjysmë ore për shkak të lëndimit.

Katër vjet më vonë, në Afrikën e Jugut, Ronaldo luajti gjithë ndeshjen, por ai nuk mundi të parandalonte skuadrën e fuqishme spanjolle. Ishte David Villa në listën e shënuesve për kampionët e atij edicioni.

Në vitin 2014 në Brazil, Portugalia ra në fazën e grupeve, kështu që CR7 nuk ishte në gjendje të përpiqej të thyente mallkimin e tij në fazën eliminatore.

Në Rusi 2018, Uruguai e dërgoi përsëri Portugalinë në shtëpi në 1/8-tën, me një fitore 2-1 dhe golat e ardhur nga Edinson Cavani dhe Pepe.

Edhe një shans për Ronaldon

Të martën, Ronaldo do të ketë një tjetër tentativë në atë që me siguri është Botërori i tij i fundit në karrierë.

Rekordi i tij qëndron në tetë gola në pesë turne deri tani, por të gjithë erdhën në fazën e grupeve.

Të shtunën u stërvitën zëvendësuesit e Portugalisë nga humbja e së premtes ndaj Koresë së Jugut dhe sot (e diel) i gjithë grupi do të ketë një seancë të plotë.

Përderisa Nuno Mendes është jashtë turneut, Fernando Santos po djersitet gjithashtu në gjendjen fizike të Danilo Pereira, i cili mund të kthehet të martën.

/Telegrafi/

Exit mobile version