Telegrafi

Cristiano Ronaldo Jr. i godet gjuajtjet e lira më mirë se babai i tij – shënon gol spektakolar për grumposhat e Juves

Cristiano Ronaldo u transferua kohë më parë te Juventusi për një shumë të jashtëzakonshme prej 100 milionë funte.

Dhe, djali i tij besohet se ju bashkua në klubin e madh të Serie A.

Djali i Ronaldos në stërvitje me Juventusin

Ashtu sikurse babai, Cristiano Junior ka treguar klasin e tij në paraqitjet e para në Itali.

Reprezentuesi portugez ka regjistruar një video të djalit të tij duke shënuar gol për ekipin e tij dhe vërehet menjëherë se është i biri i një prej futbollistëve më të mëdhenj të kohës.

Shikoni golin nga gjuajtja e lirë KETU

“Cristiano junior është shumë konkurrues”.

“Ai është sikurse kur unë isha fëmijë. Ai nuk pëlqen të humbasë. Ai do të bëhet sikur unë, jam 100 për qind i sigurtë”, u shpreh Ronaldo kohë më parë.

Ronaldo rikthehet në aksion këtë fundjavë për skuadrën e tij ndaj Parmës. /Telegrafi/