Cristiano Ronaldo ka hapur edhe një hotel tjetër, këtë herë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe më konkretisht në New York.
Duke ndjekur hotelet e tij në Madeira, Lisbonë dhe Madrid, ish-sulmuesi i Real Madridit tani ka hapur hotelin e tij Pestana CR7 në Times Square të New Yorkut.
“Çfarë datë magjike, 07.07 për të prezantuar hotelin tim të ri Pestana CR7 Times Square, në New York”, shkroi Cristiano në Twitter ndërsa njoftoi hapjen e tij.
What a magical date – 07.07 to introduce you to my new hotel @PestanaCR7 Times Square, in New York 🤩!
Book now and discover the coolest new hotel, in the best location in town!#PestanaCR7TimesSquare #PestanaCR7 pic.twitter.com/iD2JL8wPVA
— Cristiano Ronaldo (@Cristiano) July 7, 2021
“Rezervoni tani dhe zbuloni hotelin më të ri, në vendin më të mirë në qytet”, vazhdoi ai.
Sipas faqes së internetit të hotelit, një natë në Pestana CR7 Times Square mund të rezervohet për 91 dollarë – afërsisht 77 euro. Dhomat e tjera janë në dispozicion për rreth 140 euro për një natë.
Duke qenë në New York – qytetin që nuk fle kurrë – hoteli ofron një shërbim pritjeje 24-orëshe dhe zona e hollit të hotelit është e mbushur me kujtime të Cristiano Ronaldos.
Ekziston edhe një palestër, një parking për makina dhe dhoma për takime biznesi e ngjarje të ndryshme. /Telegrafi/