Cristiano Ronaldo pranon se është i hapur për të bërë një transplant flokësh për të ruajtur pamjen e tij të mirë.
Futbollisti i Juventusit po fillon një sipërmarrje të re biznesi duke njoftuar planet për të hapur një qendër për transplantimin e flokëve.
Dhe portugezi dëshiron që Georgina Rodriguez të bëhet një nga drejtuesit e ndërmarrjes së re në Madrid.
Qendra, e cila i përket Insparya Group, ku bashkëthemelues është CR7, do të hapet gjatë muajit mars të këtij viti.
Dhe përpara nisjes, Ronaldo pranon se nuk do të ketë hezitim ta paguajë një vizitë, sepse “imazhi i tij është thelbësor për të qenë i suksesshëm”.
“Madridi është qyteti që ka lënë shenjë në jetën time nga një këndvështrim profesional dhe emocional”.
“Kam zhvilluar një pjesë të rëndësishme të karrierës sime atje dhe ku kam krijuar familjen. Më pëlqen të mbështes projektet sipërmarrëse me karakteristika solide për të përhapur më të mirën e asaj që kemi në Portugali”.
“Kur mendoj se është e nevojshme (të transplantojmë), natyrisht se do ta bëj atë. Imazhi është mjet thelbësor për të qenë i suksesshëm”, tha ai për ABC.
Ndryshe, Ronaldo është i përfshirë në një numër të madh të bizneseve duke përfshirë edhe në hoteleri. /Telegrafi/