Cirisriatno Ronaldo dhe agjenti i tij Jorge Mendes po blejnë barna për të ndihmuar Portugalinë në luftën kundër coronavirusit.
Ylli i Juventusit është rikthyer në vendlindje që kur Serie A u suspendua shkaku i pandemisë botërore.
AS raporton se 35-vjeçari dhe agjenti i tij ka filluar të blejnë barna për të ndihmuar spitalin e Portos, Sao Joao.
Mendes ka shprehur dëshirë që t’i blejë 50 mijë maska, derisa përveç këtyre do të ofrojë edhe një shuam të parave.
Në anën tjetër, Ronaldo ka bërë të ditur se ai do të dhurojë një shumë të lartë parash në luftën kundër coronavirusit, derisa ka publikuar një video duke mësuar fëmijët e tij që t’i dezinfektojnë duart. /Telegrafi/
Cristiano Ronaldo teaches his kids how to #staysafe from coronavirus by washing their hands 👶
(🎥: IG/cristiano) pic.twitter.com/HTmF18RMhE
— GOAL (@goal) March 21, 2020