Site icon Telegrafi

Cristiano Ronaldo, çfarë trupi në koleksionin e ri

Këtë herë Crsitiano Ronaldo është në rolin e modelit për koleksionin e fundit qëka nxjerrë ai vet, duke demonstruar disa lëvizje të tij dhe duke shfaqur barkun me muskuj. “Fushata e re është e gjitha për lëvizjen e trupit. Veshjet janë të një materiali të lehtë dhe të rehatshëm dhe përshtaten sipas lëvizjeve të trupit”, ka thënë Ronaldo.

Lidhur me këtë prezantim ai shprehet: “Jam me të vërtetë shumë krenar që kam sjell në treg vargun tim të 4 për CR7. Zgjodha të përqendrohem tek të brendshmet e mia më të preferuara, duke iu shtuar pak nga koleksionet e mëparshme, por sigurisht duke ardhur gjithnjë në përditësim të së resë. Këtë lloj stili kam përdorur gjatë gjithë vitit dhe duke vënë re komoditetin e tyre vendosa që të sjell një shumëllojshmëri të brendshmesh në dizenjo të ndryshme për të gjithë”, përfundoi futbollisti.

Përveç preferencës së zakonshme për ngjyra më të errëta, të brendshmeve të koleksionit të fundit u janë shtuar ca kombinime ngjyrash dhe dizajn me grafika abstrakte. 
 

Exit mobile version