Cristiano Ronaldo është bërë personi i parë që grumbulloi 500 milionë ndjekës në tri platformat më të mëdha të rrjeteve sociale: Facebook, Instagram dhe Twitter.
Superylli i Juventusit është bërë një ikonë globale dhe është padyshim një nga yjet më të famshëm të futbollit ndonjëherë, shkruan SportBible.
Sipas BR Football, Ronaldo ka arritur rekordin para askujt tjetër në të gjithë botën.
Cristiano Ronaldo has now passed 500 million followers across his Instagram, Facebook and Twitter accounts 📱
He’s the first person to reach that mark on social media 💯 pic.twitter.com/2qC4Jgl1jQ
— B/R Football (@brfootball) February 12, 2021
Instagram mendohet të ketë rreth një miliardë përdorues që do të thotë se rreth 15 për qind e përdoruesve të platformave po ndjekin fituesin e pesëfishtë të Topit të Artë.
Krahasuar me rivalin Lionel Messi, Ronaldo ka 78 milionë ndjekës më shumë në Instagram ndërsa Messi nuk ka një llogari personale në Twitter.
Messi është gjithashtu më mbrapa në departamentin e Facebookut pasi nuk ka arritur 100 milionë pëlqime.
Ai festoi ditëlindjen e tij të 36-të vetëm pak ditë më parë. /Telegrafi/