Telegrafi

Crimson Finance Fund – një vend i ri për të marrë kredi në Kosovë

CFF është institucion financiar jo bankar, i themeluar nga Crimson Capital dhe i mbështetur nga Norfund, USAID dhe Ministria e Punëve të Jashtme e Mbretërisë Norvegjeze.

CFF do të fokusohet në kapitalin qarkullues afatshkurtër dhe në kredi tregtimi financiar për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme.

“ Duke pasur parasysh se një nga pengesat kryesore në të cilat hasin shumica e bizneseve në Kosovë është qasja në fonde financiare, CFF shpreson që përmes produkteve dhe shërbimeve të saj, t’u ndihmoj bizneseve të rriten, të bëhen më konkurrente dhe të punësojnë më shumë njerëz. CFF do të punojë ngushtë me bankat dhe institucionet mikrofinanciare në Kosovë për t’i ofruar mbështetje sektorit të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme”, thuhet në komunikatën për media të këtij institucioni.

CEF po ashtu ka njoftuar se:" bazuar në përvojën e suksesshme që kanë pasur me një fond të ngjashëm në Maqedoni dhe i cili ka filluar së funksionuari në vitin 2002, presim që kreditë dhe asistenca që do i ofrojmë në Kosovë do të lehtësojë zhvillimin e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme dhe bizneseve të grave dhe minoriteteve".

“Po ashtu besojmë se do të krijohen vende të reja pune dhe do të rritet shifra e shitjes së eksporteve. Linja e veçantë e produkteve të CFF është krijuar për të ndihmuar kompanitë e vogla dhe të mesme që të kenë mundësi tu përgjigjen porosive të mëdha apo të shpeshta dhe t’u ndihmojë atyre që të përforcojnë reputacionin si furnizues të shpejtë dhe të besueshëm të mallrave dhe shërbimeve në treg,” tha Peers Brewer, Menaxher i përgjithshëm në CFF.

Përveç faktit që një institucion si Crimson Finance Fund do ta pasurojë mjedisin financiar të Kosovës, lansimi i këtij institucioni dëshmon angazhimin e vazhdueshëm të qeverisë norvegjeze dhe asaj amerikane në mbështetje të zhvillimit të sektorit privat në Kosovë. /Telegrafi/