Telegrafi

Credit Suisse fiton 5.2 miliardë franga

Në krahasim me vitin paraprak, kur kishte fituar 6.9 miliardë është shënuar një rënie e ndjeshme e fitimit të këtij gjiganti bankar.

Banka në fjalë në fund të vitit që shkoi administronte në gjithë degët e saj në botë një pasuri prej 1.25 bilionë frangash.

Ndërsa UBS, që është banka më e madhe në Zvicër ka bërë të ditur se vitin e kaluar ka realizuar fitim prej 7.2 miliardë frangash. /Telegrafi/