Duke filluar nga dita e parë e këtij qershori, Creative Hub Kosovo, një akademi lidere në fushën e teknologjisë në Prishtinë, ka prezantuar vetëm 4 orë punë të premteve.
“Ne filluam me vetëm 4 orë punë, por qëllimi ynë është që ta kthejmë të premten në një ditë kompletisht të lirë. Ne duam të japim ekipit tonë një balancë mes punës dhe jetës personale të tyre. Gjithashtu, kemi ndaluar të referohemi ekipit tonë si punonjës, thjeshtë përdorim termin ekip. Ne të gjithë jemi kolegë.” – thotë Arijana Koskarova, një ndër themeluesit e Creative Hub.
Creative Hub është një Akademi e teknologjisë e akredituar nga Departamenti Amerikan i Edukimit, me zyre në Prishtinë, Shkup dhe Miami. Duke filluar nga java e kaluar, Creative Hub zyrtarisht mori aprovim nga Departamenti Amerikan i Edukimit që të ofrojë programe në gjuhën shqipe.
Momentalisht në Prishtinë, Creative Hub është Akademia e vetme ku studentët mund të marrin diploma Amerikane duke mësuar në gjuhën shqipe. Programet si Digital Marketing, Data Science, Data Analytics dhe Front-end Development ofrohen në gjuhën shqipe.
Gjysma e ekipit është e bazuar në Miami apo Shkup, disa janë në Prishtinë, ndërsa disa të tjerë punojnë edhe në distancë.
Dikush mund të pyesë se si këta njerëz mund të punojnë në zona të ndryshme kohore dhe të përmbushin detyrat e tyre brenda 4 orëve?
“Sekreti ynë qëndron në organizimin e mrekullueshëm. Ne krijojmë plane veprimi, ose siç i quajmë ne ‘Game Plans’, 3 muaj para fillimit të grupeve të reja. Me një plan të strukturuar mirë, nuk ka nevojë që askush të lidhet me punën 24/7. Ne gjithashtu jemi me fat që jemi pjesë e një ekipi me performues të lartë, kështu që Mikromenaxhimi nuk është term i përdorur në kompaninë tonë. Unë nuk kam nevojë të kontrolloj kolegët e mi, pasi e di që ata do të kryejnë punën e tyre.” – thotë Arlinda Kaloshi, menaxhere e Digital Marketing në Creative Hub.
Ekipi ynë shpenzon 8 orë punë nga e hëna në të enjten, duke dhënë më të mirën e tyre. Nga e premtja tek e diela, ata mund ti shpenzojnë këto 8 orë për aktivitetet e tyre personale.
Në këtë mënyrë ata do të jenë më produktiv gjatë javës, pasi që kanë vetëm 4 ditë e gjysmë punë.
Për fund, por jo më pak e rëndësishmja, ne jemi në kërkim të dy anëtarëve të rinj që t’i bashkohen ekipit tonë. Për të parë pozitat e hapura, na ndiqni në LinkedIn: Creative Hub Kosovo.