Në kohët kur Covid-19 po sfidon jetën dhe karrierën tonë dhe po na çon në pasiguri, një samit i tillë i Grave në Marketing erdhi si një ide për të bërë një ndikim së bashku.
Gratë e suksesshme nga vende të ndryshme të botës po bashkohen në samitin e parë virtual “Gratë në Marketing” që do të mbahet në 28-30 Prill 2020, si një iniciativë globale për të shkëmbyer njohuri dhe fuqizuar të tjerët.
Nisma filloi nga Arijana Koskarova, themeluese e Creative Hub, një qendër e vlerësuar nga Forbes e cila u jep të rinjve mundësinë për të zhvilluar karrierën në marketing dhe industri të tjera kreative. Qëllimi i këtij samiti virtual është motivimi i grave që të bashkohen dhe të krijojnë karrierën e tyre në këtë industri.
Samiti përmban folëse nga e gjithë bota (Maqedonia e Veriut, Greqia, Franca, Italia, Rumania, Bullgaria Polonia, Gjermania, Zvicra, Shqipëria etj) dhe profile të ndryshme si themeluese të agjencive kreative, drejtoresha të marketingut, CEO të agjencive të komunikimit, digital marketers, drejtoresha kreative, gazetare, por edhe gra që përmes programit të tyre të mentorimit po ndihmojnë gratë e tjera të formojnë lëvizje që bëjnë ndryshime në shoqëri.
Disa nga folëset janë: Tringa Berisha, bashkëthemeluese e agjencisë krijuese i10 dhe eksperte i mediave sociale nga Kosova, Odeta Male, COO of Landmark Communications në Shqipëri, Bianca Tudor nga Rumania themeluese e Elite Business Woman, Dr.Ruby Baksi Khurdi nga India , Fituese e Multi-Award dhe folëse në TedX, Nadine Butow nga Gjermania themeluese e “PR for Entrepreneurs”, Giedre Pociute nga Lituania, themeluese e “Linkedist” – një platformë e lidhur me LinkedIn, Stella Tsitsoula themeluese e Red Communications nga Greqia, Eli Peseva, Corporate Communications Director në New Moment New Ideas Company nga Shkupi, Arieta Prusak nga Polonia, themeluese në Moxie Creative Agency etj.
Ngjarja është falas! Për të marrë pjesë të gjithë të interesuari duhet të regjistrohen në linkun e mëposhtëm:
https://womeninmarketing.app.virtualsummits.com/
Temat do të përfshijnë histori frymëzuese të grave por edhe tema në fushën e brendit, marketingun dixhital, PR, zhvillim personal etj.
Bashkohuni me ne në këtë udhëtim dhe le të bëjmë një ndikim së bashku!