Site icon Telegrafi

Creative Hub të enjten në Prishtinë festoi hapjen e zyrës së tretë në SHBA 

Të enjten rreth 100 studentë festuan 4 vjetorin e Creative Hub Kosovo, shkollës lidere të teknologjisë në vend.

Eventi zuri vend tek Menza e Ramiz Sadikut, ku gjithashtu u shijua muzika live instrumentale dhe DJ.

“Përpara se të hapeshim në Kosovë, ishin të shumtë ata të cilët na thanë, pse po e bëni këtë, ju nuk njihni askënd në Kosovë. Por, mbaj shumë mirë në mend fjalët e asaj kohe të një mikut tim, i cili tha: Në Kosovë nëse jep vlerë, do kesh shumë sukses! Njerëzit në Kosovë e dinë se çfarë është një edukim i mirë dhe investojnë në të. Ata duan zhvillim, duan karriera të suksesshme!

Sonte nuk dua të jem aspak modeste, sonte do jem shumë krenare për ekipin tim, Arlindën, Dardanian, Edonisën dhe Bojanin, do jem krenare për ligjeruesit tanë, si dhe studentët të cilët janë ambasadorët tanë më të mirë. Unë jam shumë krenare që ju e keni bërë hapin e madh për të ndryshuar karrierë dhe keni pasur sukses.

Ky është suksesi i Creative Hub dhe sonte po festojmë atë!

Zyrja jonë e tretë në Amerikë është dëshmi e ëndërrës tonë, është dëshmi e programeve tona, dhe për ju, studentët tanë, është një mundësi e madhe që të jeni pjesë e një shkolle dhe ekipi, të cilët nëpërmjet zyrës sonë në Miami do të ndihmojnë secilin prej jush që dëshiron të punojë në një kompani Amerikane.

Unë jam përjetësisht mirënjohëse që ju kemi sonte këtu dhe dua që të gjithë ta dini se në Creative Hub, ju gjithmonë do keni një partner për karrierën tuaj!” – tha Arijana Koskarova, bashkëthemeluese e Creative Hub.

Festa ka përfunduar në orët e vona dhe më poshtë mund të shihni disa fotografi nga atje.

 

 

Exit mobile version