Telegrafi

Crauch: Mund të përfundojmë në top 4

Ndeshjen e kaluar Tottenhami e shkatërroi Wiganin duke e mposhtur me rezultat të pabesueshëm, 9-1, që ka ngitur besimin te djelmoshat e trajnerit Harry Redknapp.

Peter Crouch beson se këtë sezon ata mund ta thyejnë katërshen e madhe dhe të plasohen në një vend që dërgon në Ligën e Kampionëve.

“Nëse nuk mund të nxirrni vetëbesim nga kjo ndeshje, atëherë nuk e di se nga ku mundeni. Ishte një ndeshje në të cilën secili dëshiron të luajë“.

“Vetëm duhet të vazhdojmë kështu dhe do të jemi në top katërsh. Të gjithë besojmë se kemi kualitet të mjaftueshëm për ta bërë këtë, por nuk dëshirojmë të flasim shumë, duam ta tregojmë atë në fushë“, ka thënë sulmuesi anglez./Telegrafi/