Telegrafi

Crans Montana, Berisha fton investitorët

Gjatë fjalës së tij kryeministri ka ftuar vendet perëndimore të investojnë në Shqipëri, duke e vënë theksin tek lehtësirat që ka ofruar qeveria për bizneset.
“Ky forum është një ngjarje e madhe për Shqipërinë. Shqipëria ka nevojë për investime, të cilat ishin të ndaluara.

Ne hoqëm pengesat burokratike për investime, kemi modernizuar sistemin fiskal dhe kemi hartuar e miratuar një sistem të ri për taksat. Gjithashtu, kemi ulur çmimin e energjisë për bizneset dhe kemi rinovuar infrastrukturën”, ka pohuar Berisha.

Më tej kryeministri ka përsëritur projektet e qeverisë në sektorin e energjetikës, ku ka shprehur gatishmërinë e Shqipërisë për të bashkëpunuar me vende të ndryshme. /atsh/