Ish i dërguari i Shtëpisë së Bardhë për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë Richard Grenell, i cili ka qëndruar të enjten në Kosovë, ka thënë se kufiri në Merdar, është vënë në funksion si pjesë e Marrëveshjes së Washingtonit.
Në llogarinë e tij në Tëitter, Grenell ka publikuar edhe fotografi duke kaluar tek kufiri Merdar.
“Sot kalova kufirin me Kosovën Serbinë në Merdar. Donald Trump e vuri në funksionim këtë stacion të ri kalimi si pjesë e 4 Marrëveshjeve të Normalizimit Ekonomik”, shkroi ai.
Ndaj tij, ka reaguar raportuesja e Parlamentit Evropian për Kosovën, Viola von Cramon.
Cramon në Twittër, ka thënë se pika e Merdarës u ndërtua me 6 milionë euro nga paratë e taksapaguesve të BE-së dhe jo të ShBA-ja.
Tutje ka përmendur edhe çështjen e emërtimit të Liqenit të Ujmanit, duke i thënë se do të ishte mirë që investohej në vend të ndryshimit të emrit.
“Do të ishte mirë nëse do të ishte e vërtetë. Pika CC Merdare u ndërtua nga 6 milionë euro nga paratë e taksapaguesve të BE-së. Herën tjetër në vend që ta riemërtoni Liqenin e Ujmanit sillni edhe pak para”, tha Cramon.
Për Marrëveshjen e Washingtonit, të enjten ka folur edhe ish-presidenti Donald Trump.
Trump ka bërë thirrje që marrëveshjet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, e ndërmjetësuar nga administrata e tij nuk duhet të braktisen, sepse siç ka thënë ai, janë historike dhe janë në pyetje shumë jetë njerëzish. /Telegrafi/
Would be nice if it was true.
Merdare CC point was built by 6m euro of EU taxpayers’ money.
Next time instead of renaming the Gazivode lake bring some money, too. https://t.co/cI8QZcxwB0
— Viola von Cramon (@ViolavonCramon) November 11, 2021