Viola Von Cramon, eurodeputete gjermane dhe raportuesja për Kosovën, në Parlamentin Evropian, i ka i bërë thirrje Qeverisë së Kosovë që të zbatoj aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese në lidhje me këtë.
Në një shkrim në llogarinë e saj në Twitter, duke bashkangjitur një foto, ka thënë se kisha ortodokse serbe në Kosovë duhet të mbrohet dhe të gëzojë të drejta të plota.
Tutje tha se toleranca dhe respekti i ndërsjellë janë thelbi i shoqërisë multi-etnike.
“Toleranca dhe respekti i ndërsjellë janë thelbi i shoqërisë multietnike. Trashëgimia serbe në Kosovë duhet të mbrohet dhe të gëzojë të drejta të plota. Prandaj i bëj thirrje Qeverisë së Kosovës që të zbatojë aktgjykimin e GJK-së, i vonuar prej kohësh, pasi sundimi i ligjit nënkupton trajtim të barabartë të të gjithëve”, ka shkruar Cramon.
Ndërkaq, edhe pse vendimet e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës janë përfundimtare dhe të detyrueshme për të gjitha palët, udhëheqja lokale në Deçan po refuzon që të zbatojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, sipas të cilit, 24 hektarë tokë i përkasin Manastirit të Deçanit.
Autoritetet e atjeshme lokale thonë se ajo pronë i takon ndërmarrjeve shoqërore “Apiko” dhe Iliria” dhe se asnjëherë nuk i ka takuar manastirit.
Ata konsiderojnë që Gjykata Kushtetuese e ka legalizuar vendimin e Slobodan Milosheviqit, të vitit 1997, kur vendosi që atë pronë t’ia dhurojë manastirit.
Kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj më herët ka thënë se autoritetet lokale nuk e kanë ndryshuar qëndrimin dhe se vendimi i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës nuk do të zbatohet.
“Në fakt, ai vendim e ka penguar zhvillimin tonë ekonomik. Tashmë nuk bëhet fjalë vetëm për vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Janë mjaft konteste të cilat njëherë duhet të mbyllen”, ka thënë Ramosaj. /Telegrafi/
Tolerance and mutual respect are the essence of multiethnic society.
The #Serbian #Orthodox #Church heritage in #Kosovo must be protected and enjoy full rights.
I thus urge Kosovo govt to implement the long overdue CC judgment as the rule of law means equal treatment of all. pic.twitter.com/5JZjZfTLBf
— Viola von Cramon (@ViolavonCramon) October 31, 2021