Telegrafi

Craig tërhiqet, Britania në kërkim të Bondit të ri

Aktori Daniel Craig ka lajmëruar shefat e studios filmike se do të tërhiqet nga roli i agjentit të famshëm britanik “007”.

Burimet e Daily Mail raportojnë se studioja është informuar për tërheqjen e Craigit dhe si pasardhës të tij e sheh aktorin Tom Hiddleston.

Craig është aktori më i paguar për rolin e James Bondit. Ai ka fituar 38 milionë funte për katër filmat në të cilët është paraqitur ai.

Që prej paraqitjes së tij të parë në vitin 2005 ai i ka ndihmuar studios MGM që të fitojë 2 miliardë funte në arkat filmike, transmeton Koha.net.

Burimet e Daily Mail kanë thënë se Craig ka refuzuar një ofertë prej 68 milionë funteve për të realizuar edhe dy filma dhe një rol që të punojë si bashkë-producent në “James Bond”.

“Danieli e ka kryer punën – me thjeshtësi- ai u ka treguar për tërheqjen menjëherë pas filmit Spectre. Ata i ofruan një shumë të majme parash, por ai nuk e donte këtë”, ka thënë burimi.