Craig David është kritikuar për performancën në Kampionatin Botëror në Katar nga një aktivist kryesor për të drejtat e homoseksualëve.
Këngëtari dhe reperi morën çmimin për kontributin e jashtëzakonshëm në edicionin e 25-të të ndarjes së çmimeve, “MOBO Awards”, në Londër të mërkurën, shkruan DailyMail.
Ceremonia e ndarjes së çmimeve e cila nderon muzikën dhe kulturën e artistëve me ngjyrë, u organizua nga Chunkz dhe Yung Filly në ‘OVO Arena Wembley’.
41-vjeçari, i cili u bë i famshëm në vitin 1999, përshkroi mbrojtjen e “njerëzve që nuk shihen, që nuk kanë zë” në një intervistë për ITV.
Megjithatë, më vonë doli se ai performoi në Doha më 25 nëntor, pavarësisht qëndrimit të Katarit ndaj personave të komunitetit LGBTQ+.
Peter Tatchell, 70 vjeç, i njohur më së shumti për punën e tij me lëvizjet sociale LGBTQ+, pretendoi se ylli “vë paratë dhe lakminë përpara parimeve”.
“Unë e dua muzikën e Craig David, por ai e ka lejuar veten të përdoret nga diktatura e Katarit për të rritur imazhin e tij ndërkombëtar”, tha aktivisti veteran për The Mirror.
“Ai ka dështuar të flasë për të pazërit në Katar: gratë e shtypura, LGBT-në dhe punëtorët migrantë”.
“Ky është një regjim seksist, homofobik, racist. Ai i ka vënë paratë dhe lakminë para parimeve. Shumë fansa do të largohen”.
Kjo vjen pasi Robbie Williams mbrojti vendimin e tij për të performuar duke pretenduar se do të ishte ‘hipokrite’ të mos shkonte.
Dua Lipa, Rod Stewart dhe Shakira konfirmuan se do të bojkotojnë ceremoninë e madhe hapëse të Botërorit 2022.
Ish-anëtari i “Take That” argumentoi se do të ishte gabim të mos performonte për shkak të shqetësimeve të të drejtave të njeriut, sepse ai tashmë ka performuar në vende me regjime të pakëndshme.
Ai shtoi se nëse do të refuzonte të këndonte në vende ku abuzoheshin të drejtat e njeriut, ‘nuk do të mund të performonte as në kuzhinën e tij’. /Telegrafi/