Telegrafi

Craddock: Jemi të përgatitur që t’i përgjigjemi dhunës

”Mendoj se atje do të ketë të atillë që dëshirojnë të krijojnë dëme dhe ato do të manifestohen si konflikt, si dhunë potenciale ne Kosovë”, tha gjenerali Craddock në Klubin Kombëtar të Shtypit ne Washington.

Ai mëtutje u shpreh se u beson premtimeve të liderëve të Kosovës se ata do të punojnë për ta parandaluar dhunën.

”Ne i kemi planet për rastin më të mirë dhe më të keq”, tha Craddock. /REL/