Cristiano Ronaldo ka qenë një nga lojtarët më të mirë në këtë Kampionat Botëror.
Portugezi në “Rusia 2018” ka shënuar katër gola në katër paraqitje.
E filloi me het-trik ndaj Spanjës në barazimit 3-3, përfshirë atë të fundit nga gjuajta e lirë.
Pasi jemi tek gjuajtjet e lira, CR7 në këtë Botëror është shfaqur me një stil të ri.
Në momentin e akordimit të gjuajtjes së lirë ai tërheq paksa lartë brekët për të treguar muskujt e këmbëve dhe normalisht që kjo po i pëlqen tifozëve.
Menjëherë ata shpërthejnë në rrjetet sociale, shumica të habitur se si CR7 arrin të jetë në formë të atillë përkundër viteve.
Por, për dallim nga ndeshja ndaj Spanjës, 34-vjeçari kundër Uruguait nuk arriti gol dhe kështu Portugalia u eliminua nga ‘Rusia 2018’. /Telegrafi/