Telegrafi

CR7 thërret me entuziazëm emrin e klubit të ri

Foto: Juventus/Twiitter

E hëna e tretë e korrikut të 2018 do të mbahet mend si dita që Cristianio Ronaldo edhe zyrtarisht do të jetë lojtar i Juventusit.

Ai në mëngjes ka mbërritur në qendrën mjekësore të Zonjës së Vjetër, JMedical për të kryer testet mjekësore.

CR7 është pritur nga shumë tifozë, me të cilët nuk ka ngurruar të bëjë fotografi dhe të jap autografe.

Duke se nga e gjitha kjo është entuziazmuar shumë edhe vet Ronaldo.

Ai me t’u futur në qendrën mjekësore i emocionuar ka thirrur shkurtesën e kampionëve të shumëfishtë italian: “Juveee, Juveee!”.

Lexo po ashtu Fitimet e Ronaldos te Juve në sekondë, minutë, orë, ditë, javë, muaj dhe vit

E gjitha kjo është postuar nga faqja zyrtare e Juventusit në Twitter, ku në përshkim të saj i kërkohet tifozëve të ngritin zërin, pasi thirrja e Ronaldos është muzikë për veshët e tyre.

Prezantimi i CR7 si lojtar i Juventusit pritet të bëhet në gjatë ditës. /Telegrafi/