Cristiano Ronaldo është shprehur i kënaqur pas kualifikimit të Real Madridit në finale të Ligës së Kampionëve duke e eliminuar Atletico Madridin nga gara më e madhe evropiane për klube.
Superylli portugez i ka falënderuar tifozët dhe ka kërkuar nga bashkëlojtarët që ta fitojnë sërish Ligën e Kampionëve dhe të triumfojnë edhe në La Liga.
“Skuadra meriton të jetë në finale. Ne ishim më të mirë. Ua urojmë tifozëve tanë. E dinim se nëse do të shënonim një gol, do ta vrisnim lojën. Ne kemi më shumë përvojë dhe këtë e dëshmuam”.
“Kemi një staf dhe një skuadër të shkëlqyer. Të gjithë po tregohen të dobishëm. Ne duhet ta fitojmë Ligën e Kampionëve përsëri”.
“Unë jam në gjendje të mirë, jam mirë i përgatitur që të jem në gjendje të mirë fizike në fazën finale dhe rezultatet janë të dukshme”.
“Tash është koha ta kërkojmë La Ligan, gjë që e kemi kërkuar qe një kohë të gjatë. Shpresoj që ta ngremë edhe trofeun e Ligës së Kampionëve. I falënderoj të gjithë tifozët”, ka deklaruar Ronaldo pas ndeshjes.
Reali është skuadra e parë që mund ta fitojë Ligën e Kampionëve dy herë rresht në formatin aktual (prej se Milani e ka fituar Kupën e Evropës në vitin 1989 dhe 1990). /Telegrafi/