Telegrafi

CR7 skuqet nga turpi kur e kuptoi se kamerat kishin regjistruar shakanë e tij ndaj Diego Lopezit (Foto/Video)

Real Madridi fitoi ndaj Espanyolit me rezultat 2-0.

Në këtë takim u rikthye edhe Diego Lopez në Santiago Bernabeu, por këtë herë kundër Los Blancos.

Para se të fillonte takimi portieri spanjoll është përshëndetur me ish-shokët e tij, por përshëndetja e tij me Cristiano Ronaldon ishte më ndryshe.

Portugezi posa e pa Lopezin në tunelin e stadiumit filloi ta tallë atë rreth flokëve dhe pasi iu afrua i tha: “Ke mbjell 3.600 qime flokësh, eh?”.

Pak sekonda më vonë Cristiano mësoi nga Alvaro Morata se kamera ishte afër dhe kishte regjistruar gjithë shakanë.

Nga kjo Ronaldo u skuqe dhe ndihej në siklet pasi kishte zbuluar ‘sekretin’ e Diego Lepez. /Telegrafi/